Pas dy humbjeve radhazi në Champions, Real Madrid reagoi fuqishëm duke dalë me 3 pikë nga transferta përballë Atalanta-s. Carlo Ancelotti shijoi një Mbappe në versionin e tij më të mirë, për sa kohë ishte në fushë, por jo vetëm Mbappe, në kompleks i gjithë ekipi u përgjigj mirë. Tekniku italian u shfaq i kënaqur në konferencë për shtyp pas kësaj fitoreje:
“Ky sukses na lejon të shohim përpara me pozitivitet. Të arrijmë mes tetë ekipeve të para mbetet ende e komplikuar. Ekipi kishte guxim të shihte gjithnjë përpara. Ky sukses vlen më shumë se sa tre pikët. Mbappe? Nuk duket një dëmtim serioz. Për fat të keq dëmtimet e shumta nuk na lejojnë të japim më të mirën tonë, por objektivi është të jemi gjallë deri për Krishtlindje”, u shpreh Ancelotti.
Sigurisht që kjo humbje i lë një shije të hidhur Gaspetinit, por trajneri i Atalanta-s e sheh “gotën gjysmë plotë”, kjo ishte një humbje nga ku mund të nxjerrin mësime:
“Besoj se iu argëtuam. Të dy skuadrat u përpoqën ta fitonin ndeshjen në mënyrën e tyre. Për ne ka pak zhgënjim, por nga këto ndeshje mund të mësosh diçka. Dalim të humbur nga kjo ndeshje, por numrat nuk na mungojnë, kjo është një pikënisje për të hedhur hapa të rëndësishëm përpara në të ardhmen”, u shpreh Gaspetini.