back to top
33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniVLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni janë trashëgimia e BDI-së

VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni janë trashëgimia e BDI-së

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se BDI nuk duhet të akuzojë se gjoja Maqedonia e Veriut është zhytur në “botë serbe”. Nga VLEN thonë se “BDI që për vite të tëra mbylli sytë ndaj projekteve destabilizuese të Serbisë në rajon, duke u bërë vegël e tyre në kurriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij vendi”.

“Është partia, funksionarët kryesor e të cilës tentuan me çdo kusht të rikthejnë në vend Gruevskin e ta lirojnë Mijallkovin. Pyesim publikisht: A harruan që pikërisht ish funksionarët e BDI-së ishin të parët që e përqafuan me entuziazëm nismën “Open Balkan”, projektin më të rëndësishëm gjeopolitik serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vetëm që të ruanin privilegjet e klanit të tyre politik?”.

“A harruan që ishin pikërisht ata që u rreshtuan krah për krah me Vuçiqin e Daçiqin, duke u bërë promovues të idesë “Open Balkan” në kohën kur shqiptarët kundërshtonin me zë këtë projekt që i shërbeu interesave serbe dhe ishte kryekëput kundër Republikës së Kosovës? Mos harrojmë, a ishin pikërisht të fortët e BDI-së, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, që partnerë kryesorë në biznesin e kazinove kishin eksponentë të lartë të nëntokës serbe”.

“Paramendojeni ironinë, BDI e cila me servilizëm priste e përcillte funksionarë serb me qilima të kuq në Shkup, sot shet patriotizëm përmes kumtesave shterpe. Shkuan aq larg sa që Bujar Osmani e solli në Shkup shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov. E gjithë propaganda e tyre “patriotike” është vetëm një fasadë për të fshehur dështimet dhe korrupsionin që kanë mbi shpatulla”.

“Janë po ata që sot bërtasin nga frika e humbjes në zgjedhjet e radhës lokale, nga frika se qytetarët shqiptarë nuk do të mund t’i mashtrojnë më me gënjeshtrat dhe patriotizmin e rrejshëm që e përdorin vetëm kur janë në opozitë. VLEN do të vazhdojë të punojë për qytetarët, për sundimin e ligjit, për integrimin evropian dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve pa u lodhur nga akuzat boshe të atyre që për mbi dy dekada u pasuruan dhe e përdorën pushtetin vetëm për pasurimin e rrethit të ngushtë familjar”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat