back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiVlerësohet me notën më të lartë/ Qazim Laçi pjesë e formacionit të...

Vlerësohet me notën më të lartë/ Qazim Laçi pjesë e formacionit të javës në Çeki

Fundjava rezultoi fantastike për Qazim Laçin, i cili, edhe pse në rolin e mesfushorit, ka një marrëdhënie të mirë me golin.

Qazimi gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës në duelin ndaj Ceske Budejovice të vendit të fundit. Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku, pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni.

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste. Ndërkohë një episod tjetër gjatë kësaj ndeshjeje, ishte po me futbollistin e Kombëtares

Në minutën e 83-të, Laçi realizoi edhe golin e dytë personal, por që më pas u anulua nga VAR-i për faull ndaj portierit kundërshtar, i cili për një çast humbi edhe ndjenjat në fushë, pas përplasjes me futbollistin Kuçta.

Falë kësaj paraqitje mesfushori kuqezi është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Parë të Çekisë, me notën më të lartë 9.2.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat