back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizVogue rrëfen detajet e dasmës së Huma Abedin/ Nga propozimi i papritur...

Vogue rrëfen detajet e dasmës së Huma Abedin/ Nga propozimi i papritur te fustanet e Givenchy

”Një dasmë luksoze dhe dy fustane të ëndrrave”, kështu e përshkruan revista prestigjioze Vogue përgatitjet për martesën e Huma Abedin, ndihmëses së njohur të Hillary Clinton, me miliarderin Alex Soros, djalin e filantropit George Soros.

Në një ditë të freskët qershori në New York, Abedin shfaqet në një provë private për dy fustanet e saj të dasmës, të punuar me mjeshtëri nga stilistët e njohur Erdem Moralioglu dhe Sarah Burton për Givenchy. Fustani kryesor, me supe të zbuluara dhe i qepur me krepe mëndafshi fildishi, është përshkruar si “i lehtë si pupla” dhe “i mrekullueshëm”.

“Jam vërtet e lumtur, shumicën e ditëve ndjej sikur po notoj,” tha Abedin për Vogue, ndërsa përgatitej për dasmën me kryetarin e Open Society Foundations.

Çifti u fejua më 4 qershor 2024 në apartamentin e tyre në Manhattan, në një moment krejtësisht të papritur. “Ishte një ditë kaotike, do të udhëtoja të nesërmen, mbaja atlete sepse më kishte rënë diçka në këmbë… dhe ai thjesht propozoi,” rrëfen ajo me një buzëqeshje.

Nga emocionet e propozimit, te eleganca e fustanit të ëndrrave, historia e dashurisë dhe e dasmës së çiftit Soros-Abedin është një përzierje e papritur mes glamurit, thjeshtësisë dhe momenteve të sinqerta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat