Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar të sterilizimit, Albana Vokshi është ankuar se nuk e lejojnë të hyj me parfum në Kuvend.
Në këtë pikë ajo ka hequr paralele me ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilin e kanë lejuar të hyjë me çantë dhe dosje në sallë.
“Mua nuk më lejohet të sjell parfum me vete më kontrollohet çanta, ndërsa Beqaj hyn me kutinë e zezë të metalizuar në sallë, di unë çfarë kishte brenda?
Kjo është skandaloze. Ju bëj thirrje ndaluni. Ai është një shtetas i thirrur për të dëshmuar dhe duhet të respektohen procedurat që u respektuan edhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë.
Po teprohet. Kam gjetur një sallë të mbushur me Beqajn që shëtiste dhe avokatin që përdorte të gjitha mjetet që janë në dispozicion.
U kthye komisioni si stallë”, tha ajo.