back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Vorio Epiri është një term i vdekur”/ Rama në Selanik: Më kanë...

“Vorio Epiri është një term i vdekur”/ Rama në Selanik: Më kanë ardhur kërcënime

Kryeministri Edi Rama ka filluar takimin e tij të dytë me emigrantët shqiptarë në Greqi, këtë herë në qytetin e Selanikut, pas takimit të tij të parë në Athinë disa muaj më parë.

Rama komentoi se një grup individësh, të cilët ai i quajti “fantazma të gjalla të së shkuarës,” ishin angazhuar në protestë kundër ardhjes së tij, duke përdorur fletushka dhe parulla që lidhen me termin e “Vorio Epirit”.

Ai shprehu keqardhje për këto veprime, duke theksuar se ato nuk ndihmojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan BW.

“Vorio Epiri është një term i vdekur. “Këto nuk janë arsye që të ushqejmë ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë. Greqia është një partner i pazëvendësueshëm që, bashkë me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik të politikës sonë të jashtme”, delaroi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat