Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferëncën për shtyp ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku PD si prioritet do të ketë votën e diasporës.
“Kemi shpallur publikisht se kërkesat e arsyeshme që shkojnë në favor të transparencës dhe mundësisë së votës së diasporës do miratohen nga ne, qoftë edhe në rast se do duhen ndryshime të tjera ligjore.
Ne e kemi shprehur në cilin stad se janë këto ditë dhe po negociojnë.
“Do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar çështjen e koalicioneve parazgjedhore, por prioritet ka vota e diasporë”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, çështja e mohimit të koalicioneve parazgjedhore është denoncuar fuqishëm në rezolutat ndërkombëtare si një problem me të cilin Edi Rama ka dashur të dëmtojë me çdo kusht opozitën.
“Sigurisht ne do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar dhe insistojmë se ajo është një shkelje e rëndë për partitë opozitare.
Ndoshta partitë e mëdha më pak, por partitë e tjera i dëmton qartësisht….
Do rishqyrtohet, por nuk mund të them se do vendoset si kusht sepse ne i kemi dhënë përparësi absolute votën së diasporës, të cilën nuk e ka dashur Edi Rama, por merita e eksponentëve të diasporës që e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe e qëndrimeve tona.
Ajo votë të paktën është sanksionuar në ligj.
Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për t’i shërbyer mundësimit të transparencës së saj”, është shprehur më tej Berisha.
Ndër të tjera Berisha ka njoftuar se Primaret do të nisin shumë shpejt
“Nuk kam përcaktuar akoma agjendën e takimit dhe as vendit. Por takimet po vazhdojnë. Ne në tërësi e bazojmë në shumësi takimesh. Për shembull janë zhvilluar një mori takimesh në Greqi, në Itali dhe ne në këtë formë do të shkojmë. Nuk kemi ne buxhet për të kontraktuar salla 25-30 mijë eurosh. As të çojë bashkitë në krim elektoral të verbër, siç të bëri me Subashin e tij që është një kriminel elektoral i pakorrigjueshëm. Por po përdorim takime të shumta me shpenzime sa më të pakta…
…Do të fillojë shumë shpejt, sapo të filloj do të ju njofton. Kjo është përgjigja më e saktë”, ka thënë Berisha.