back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetVota e diasporës/ Numërohen 62% e fletëve të votimit, përfundon procesi për...

Vota e diasporës/ Numërohen 62% e fletëve të votimit, përfundon procesi për Kukësin dhe Beratin

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave nga Diaspora, ku deri më tani janë numëruar 62% e fletëve të votimit.

Partia Socialiste vijon të kryesojë me 65327 vota, ndërsa Partia Demokratike e ndjek me 34093 vota.

Për qarqet e Kukësit dhe të Beratit numërimi ka mbaruar, teksa “lufta” bëhet për një mandat në qarkun e Fierit, aty ku PS udhëheqë me 12 mandate, ndërsa shansi është për Nismën Shqipëria Bëhet që mund të marri një nga socialistët.

Koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit deri më tani numëron 10078 vota nga Diaspora, ndërsa Partia Mundësia 4489. Lëvizja Bashkë ka grumbulluar 3223, ndërsa PSD 1455.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat