back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetVota e diasporës/ PS dhe KQZ kërkojnë shtyrjen e afateve për dorëzimin...

Vota e diasporës/ PS dhe KQZ kërkojnë shtyrjen e afateve për dorëzimin e listave të kandidatëve

Ndërkohë që vijon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë ne platformën PER të vënë në dispozicion nga KQZ për aplikimet e votuesve nga diaspora, evidentohen nevojat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Raportohet se palët prej disa javësh kanë artikuluar se kanë nevoja për ndryshime ligjore për votën e diasporës, ndërsa nga Partia Socialiste dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është kërkuar të afrohet afati kur partitë duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë, afat që është kërkuar të afrohet në 13 mars.

PD nga ana tjetër ka shtuar se ka nevojë edhe për dy ndryshime në Kod, duke kërkuar:

1. Të votojnë të gjithë ata emigrante shqiptare, të cilëve u kanë skaduar pasaporta dhe kartat biometrike.

2. Të lejohet të votojnë të gjithë ata shqiptarë që kanë nënshtetësi shqiptare, por nuk kanë dokumente biometrike.

Llogariten rreth 600 mijë qytetarë që i kanë skaduar dokumentet e identifikimit dhe jetojnë jashtë vendit, votues potencialë për zgjedhjet e 11 majit.

PD ka kushtëzuar se do të pranojë afatin e kërkuar nga PS, në rast se pranohen kërkesat e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat