Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.
Ministri tha se janë 500 mijë mjete ID të skaduara dhe se tashmë me zgjatjen e afatit të gjithë shqiptarët jashtë mund të votojnë.
“Miratuam një akt tepër të rëndësishëm për zgjatjen e afatave të vlefshërisë së kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike.
Janë rreh 500 mijë shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar vlefshëmira e kartave të identitetit, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësi të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtën kushtetuese.
Me miratimin e këtij akti, të gjithë shtetasit shqiptar do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platofrëm ekletronike të regjistrave të KQZ,” ka deklaruar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.