back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVotimi në banesë dhe fushatat online/ KQZ në aksion

Votimi në banesë dhe fushatat online/ KQZ në aksion

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ishte sot pjesë e një paneli në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, të organizuar nga Kuvendi.

Celibashi theksoi se reforma zgjedhore duhet të adresojë disa çështje kyçe, duke filluar nga financimi i partive politike e deri te garantimi i të drejtës për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.

“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt,” tha Celibashi.

Ai evidentoi gjithashtu mungesa në Kodin Zgjedhor aktual, sidomos për fushatat online dhe përdorimin e rrjeteve sociale:

“Duhet të kemi rregullime të qarta për fushatat në internet dhe rrjetet sociale, pasi aktualisht ligji nuk parashikon asgjë për këtë formë të re të komunikimit politik,” shtoi ai.

Një tjetër çështje e rëndësishme e ngritur nga Celibashi ka të bëjë me mundësinë e votimit në banesë për personat që nuk mund të shkojnë në qendrat e votimit:

“Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës, por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme, sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë pranë qendrës së votimit nuk votojnë dot për shkak të shkaqeve shëndetësore,” tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat