back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVotimi për Drejtorin e RTSH-së i pavlefshëm dhe i paligjshëm/ Dy shkeljet...

Votimi për Drejtorin e RTSH-së i pavlefshëm dhe i paligjshëm/ Dy shkeljet e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se Drejtorit te Përgjithshëm te RTSH-së.

Por në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio Televizionit Shqiptar kryen një votim pa diskutuar kriteret qe ploteson ose jo secili kandidat!

Sipas juristëve kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri te kufizuara, pa vertetuar CV e tij.

Nga ana tjetër votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse është lejuar të votojë një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë.

Votimi online i këtij anëtari të Keshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit.

Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.

Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë : Jetmir Shpuza, Laureta Roshi. Kliton Rama, Aurora Polo,Floriana Paskali, Eni Vasili Harilla Koçi, Enrik Mehmeti. Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat