back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaGjermani, votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve

Gjermani, votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, dhe gjithashtu edhe humbje në zgjedhje”, tha kandidati i SPD-së për kancelar pas prognozave të para pas mbylljes së qedrave të votimit.

Këto janë parashikimet më të fundit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të përditësuara në kohë reale.

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë shumicën e votave, e ndjekur nga AfD-ja me rreth 19.5 për qind. Kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Kurse për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner dhe Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW) nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind.

Humbës dhe fitues

Këto zgjedhje ishin një lloj “larjeje hesapi” me koalicionin mes SPD, Të Gjerbërve dhe FDP. Të tria partitë që ishin në qeveri deri tani humbën, ndërkohë që tri parti opozitare fituan.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat