back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVrasja e Gentian Bejtjas/ Prokuroria dërgon në gjyq Ilir Beqarajn për bashkëpunim...

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Prokuroria dërgon në gjyq Ilir Beqarajn për bashkëpunim në krim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Ilir Beqaraj për akuzat e “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve”, si dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave”, sipas nenit 78/1, 23, 278/4 dhe 289/1 të Kodit Penal.

Hetimet lidhen me vrasjen e shtetasit Gentian Bejtja në fshatin Larush, Fushë-Krujë, ku Prokuroria ka arritur të provojë se i pandehuri Ilir Beqaraj ka ndihmuar autorët e krimit. Sipas të dhënave, ai ka mundësuar largimin e tyre nga vendi i ngjarjes dhe i ka transportuar drejt fshatit Hasan, ku më pas është djegur automjeti i përdorur në krim. Këto veprime janë dokumentuar nga pamje filmike të siguruara nga organet hetimore.

Gjithashtu, hetimet zbuluan se në makinën e përdorur për të kryer krimin janë gjetur prova gjenetike që lidhin shtetasit Ilir Beqaraj dhe F.P. me këtë ngjarje, duke forcuar dyshimet për rolin e tyre në vrasjen e Gentian Bejtjas.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë krim.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Vrasja në Larush të Fushë Krujës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush të Fushë Krujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.

Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.

Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat