back to top
22.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVrasja e Klaudio Prendit, çështja i kalon për hetim SPAK-ut

Vrasja e Klaudio Prendit, çështja i kalon për hetim SPAK-ut

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarje që ndodhi në Tiranë në orët e para të së martës (19 Nëntor) i ka kaluar për kompetencë SPAK.

Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut, raporton Report TV.

Pasi ka dyshime se autorët i përkasin grupi të strukturuar kriminal.

Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të 19 nëntorit pas mesnate sapo hipi në makinën e tij pranë Xhamllikut në Tiranë, ndërsa më herët kishte qenë në lokal në shoqërinë e miqve të tij, përfshirë disa efektivë policie.

Ndërkohë makina tip “Audi” e autorëve të vrasjes së Klaudio Prendit, e cila u gjet e shkrumbuar në zonën e Farkës, një orë pas vrasjes rezultoi e vjedhur rreth një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Identifikimi është bërë nga numri i shasisë së makinës, e rikuperuar nga ekspertët.

Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020, pas nisjes së procesit të vettingut. Në kohën kur ka qenë gjyqtar Fran Prendi ka dënuar grupin e Emiljano Shullazit, po ashtu gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat