back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetVrasja e Martin Canit dhe shkarkimi i zv.ministres/ Prindërit-Qeverisë: Nuk kërkojmë kurban,...

Vrasja e Martin Canit dhe shkarkimi i zv.ministres/ Prindërit-Qeverisë: Nuk kërkojmë kurban, reagoni seriozisht

Grupimi i “Prindërve për Arsim Cilësor”, ka reaguar pas shkarkimit të zëvendësministres Nina Guga që mbulonte arsimin parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Me anë të një deklarate, “Prindërit për Arsim Cilësor”, shprehen se nuk kërkojnë shkarkime pa lidhje apo kurbane, por një reagim më serioz.

“Këtë ‘inat’ të prindërve dhe këto protesta i prodhoi ngjarja në shkollën “Fan Noli”,

e prodhoi heshtja institucionale, dhe shfajësimi se ndodhi në rrugë dhe jo në shkollë, gjuha dhe ngerdheshjet, kur ende nuk ishte tharë gjaku i një fëmije.

Po, e prodhoi qëndrimi yt zonja ministre e arsimit, Ogerta Manastirliu.

Edhe pse ti u fshehe një muaj të plotë, me takime fasadë, (1200 takime me 61 mijë prindër) por ama nuk kishe takuar dy më të rëndësishmit, prindërit e Martinit”, thuhet në deklaratën e prindërve, të cilët shprehen se nuk do të ndalen këtu.

Reagimi i plotë:

Nga reagimi dhe protesta e prindërve erdhi reagimi i parë. U shkarkua zv/ministrja e ngarkuar për arsimin parauniversitar.

Ne si komunitet prindërish nuk kërkojmë shkarkime pa lidhje, apo “kurbane”, për të na hedhur hi sysh se po reagoni.

Këtë ‘inat’ të prindërve dhe këto protesta i prodhoi ngjarja në shkollën “Fan Noli”,

e prodhoi heshtja institucionale, dhe shfajësimi se ndodhi në rrugë dhe jo në shkollë, gjuha dhe ngerdheshjet, kur ende nuk ishte tharë gjaku i një fëmije.

Po, e prodhoi qëndrimi yt zonja ministre e arsimit, Ogerta Manastirliu.

Edhe pse ti u fshehe një muaj të plotë, me takime fasadë, (1200 takime me 61 mijë prindër) por ama nuk kishe takuar dy më të rëndësishmit, prindërit e Martinit.

Ata, bashkë me ne të erdhem poshtë zyrës tuaj sot, pikërisht një muaj nga vrasja, dhe kërkuam DREJTËSI PËR MARTININ, dhe dorëheqje për çdo person përgjegjës duke nisur nga shkolla deri te ju. Dhe ju lëshuat zv/ministren.

Por ne nuk ndalemi dhe nuk mjaftohemi me kaq. Ndaj po u përsërisim kërkesat tona:

1. Çdo shkollë duhet të ketë psikolog dhe punonjës social (1 psikolog për 200 nxënës).

2. Paisja e çdo shkolle 9-vjeçare dhe gjimnazi me një oficer sigurie. Ka nisur një reagim, janë hapur thirrje për punësime të reja. Por ne s’duam rrogëtarë që ti shfrytëzoni ju për vota e për zgjedhje, ne duam persona të specializuar për punë me fëmijë, që prioritet të kenë sigurinë e fëmijëve tanë, dhe jo të mbyllin çështjet pa njoftuar prindërit, si u bë në shkollën “Fan Noli”.

3. Zgjatja e shkollës deri në orën 16:00, pra 4 mbasdite. Kjo është dhe mbetet një nga kërkesat tona kryesore.

Fëmijët në shkollat e vendit, mbarojnë mësim shumë herët, klasa e parë e dytë në orën 11:30, klasat e tjera mbarojnë në 12:20 dhe, në rastet kur kanë gjashtë orë, mbarojnë në 13:15.

Zgjatja e shkollës deri në orën 16:00, do tu jepte mundësinë fëmijëve jo vetëm të konsumonin një vakt ushqimor, por të ndiqnin kurse pikture, arti, sporti, muzike etj, duke zbuluar talentet e tyre.

Ne si prindër kemi vite që jemi gati, por hasim në mungesë vullneti nga shteti dhe qeveritë.

4. Por kërkesat tona të më sipërme nuk mund të plotësohen pa buxhet.

Ndaj kërkojmë shtim të buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së. Arsimi në vendin tonë, prej vitesh është lënë në mëshirë të fatit. Në momentin që arsimi nuk trajtohet me prioritet nga shteti, këto ngjarje janë thjesht efekte anësore. Por në nuk do tolerojmë që fëmijë tanë të vijojë të bëhen statistika të dështimit të këtij sistemi.

5. Ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe promovimit të dhunës në rrjete sociale.

DREJTËSI PËR MARTININ!

Siguri dhe arsim cilësor në shkolla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat