back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVrasja e Martin Canit/ Rama: Askujt nuk i vjen keq për viktimën,...

Vrasja e Martin Canit/ Rama: Askujt nuk i vjen keq për viktimën, po e kthejnë mish për top kundër Qeverisë

 

Kryeministri Edi Rama, ka përmendur në takimin me diasporën e në Londër edhe vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani.

Sipas tij, askujt nuk i vjen keq për viktimën, por vetëm për ta përdorur politikisht .

“Shqiptarët e Evropës hasnin në reagime përçmuese kur tregonin nga vinin, ishte një vend i qeverisur keq e më keq në sytë e politikanëve evropianë, qeveria e zhytur në borxhe, rrugë të mbetura rrugëve. Kolapsi energjetik ishte brenda derës, mjete operimi të kohës së miqësisë shqiptaro kineze. Kur tragjedia e një vrasje e prek sot vendin tonë shumë më rrallë se deri dje del në pah nevoja që Shqipëria ka për ju dhe votën tuaj dhe të gjithëve.

Një fëmijë u vra tragjikisht, siç ndodh në Amerikë kur plumbat prodhojnë masakra nëpër shkolla apo këtu në Britani, ndërsa në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e medias dhe politikës, askush nuk pyet për viktimën, as për nevojën e komunitetit për të gjetur rrugë dhe kuptuar së bashku cili është roli i gjithsecilit por kush të mundet përpiqet ta tërheqë opinionin në ato kanale duke përzier shqetësimin e së vërtetës duke tjerrë lloj lloj llafesh e teorish e protesta kundër qeverisë për të kthyer viktimën në mish për top të interesave të politikës”, është shprehur Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat