Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë. P
Në kërkesën për interpelancë, PD ndalet edhe tek ‘Paketa e Sigurisë’ në shkolla, e propozuar më shumë se një vit më parë nga Ministria e Brendshme, por që ende nuk ka kaluar për votim në Kuvend.
“Qeveria ka propaganduar të ashtuquajturën “Paketa e Sigurisë në Shkolla” që do të identifikonte rreziqet, do të rriste sigurinë, jo vetëm brenda shkollës, por edhe ne perimetrin e sigurisë jashtë shkollave. Oficer të trajnuar duhet të merreshin me këtë çështje dhe do ishte sipas qeverisë prioritet i MAS. Në shtator të këtij viti kryeministri është shprehur se : ”se oficeri i sigurisë duhet të jetë në vend të prindërve, që duhet të njohë çdo nxënës dhe problematikat e tyre, që ata të ndihen dhe të jenë të sigurt në institucionet arsimore”. Ndërsa për të vlerësuar situatën psikologjike të fëmijës, është vendosur edhe figura e psikologut në shkolla”, thuhet në kërkesën e PD.