Vrasja e një 14 vjeçari fare pranë shkollës ku studionte ka tronditur mbarë opinionin publik.
Prindër dhe nxënës janë të shokuar dhe për politikën duket se kjo ngjarje e rëndë do të jetë vetëm statistikë, duke e bërë kështu më të rëndë situatën.
Në rrjete sociale, tashmë ka filluar të shpërndahet thirrja për protestë.
“Prindër në protestë për jetën, sigurinë dhe arsimin e fëmijëve”, është motoja, thirrja që duhet të zgjoj të madh të vogël.
Protesta, në formë marshimi do të organizohet ditën e enjte me 21 nëntor ora 11.
Marshimi do të nisë nga shkolla “Fan Noli” në drejtim të Ministrisë së Arsimit.