back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetRajoniVuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak...

Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se SHBA do të vendosë së shpejti sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

“Për disa ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të plota kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) për shkak të pronësisë ruse”, tha Vuçiç mbrëmë në mediat televizive serbe.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS), shumica e aksioneve të së cilës u takojnë kompanive ruse Gazprom Neft dhe Gazprom, është furnizuesja e vetme e Serbisë me gaz dhe pronarja e të dy tubacioneve që transportojnë gaz nga Rusia për në Serbi.

“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të rënda”, tha Presidenti Vuçiç gjatë një interviste në kanalin proqeveritar Informer, duke paralajmëruar se sanksionet mund të hyjnë në fuqi nga një janari i vitit 2025.


Vuçiç tha se “kjo hap probleme me miqtë rusë për gjithçka, nga ato politike e deri te gjithçka tjetër”.

“Situatë e tmerrshme. Në çdo rast, nuk e dimë se sa do të na lënë afat. Nuk mund të bëhet nga sot. Duhet të shohim se çfarë do të thotë dhe sa do të zgjasë. Pra, a do të jetë pjesa, a mund të ulet nën 50% të pronësisë ruse që të negociojmë me rusët – nuk e di. Ata (rusët) kanë 56 apo diçka (pronësi), që ta blejmë atë një pjesë, dhe pastaj a lejohemi apo nuk e di çfarë duan të thonë, ndaj të fillojmë bisedimet me rusët. Kemi biseduar edhe për aranzhimin e gazit”, tha Vuçiç.


Miku i Vladimir Putin tha se “Serbia do të gjejë zgjidhje dhe se duhet të flasin me amerikanët dhe rusët”.

“Të gjitha rezervat e gazit dhe naftës në Serbi janë shteruar. Dhe tani, sado që të blejmë, duhet të paguajmë një çmim më të lartë. Askush nuk e di saktësisht se si, pse, as nuk ka rëndësi. Një çmim shumë më i lartë. Pyetja ime e vetme është se ku do t’i gjejmë paratë. Epo, shteti nuk ka pse të marrë hua. Ka diçka më të keqe se huamarrja, e ky është deficiti”, tha Vuçiç.


Sipas tij, e tëra kjo ka të bëjë me mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit ushtarak në Ukrainë në shkurt 2022.

“Unë mendoj se kjo është pjesë e trysnisë më të gjere gjeopolitike ndaj Rusisë”, tha Presidenti Vuçiç, duke theksuar se sanksionet ndaj NIS-it do të ishin një goditje e rëndë për Serbinë, e cila është duke negociuar një marrëveshje të re me Rusinë për furnizim me gaz, meqë marrëveshja aktuale skadon në mars të vitit 2025.
Vuçiç ndërkaq ka përmendur “mundësinë e blerjes”, por sipas tij kjo nuk zgjidhje afatgjate.

“Ky është një problem serioz. Në këtë moment mund të japim një miliard, që është shumë e madhe parash, por nuk është zgjidhje afatgjate. Është një vendim i vështirë. Ky vendim është llogaritur (nga amerikanët) për të na detyruar të vendosim sanksione ndaj rusëve…Te ne, e vetmja kompani e rëndësishme e madhe ruse është NIS, në pronësi të shumicës. NIS edhe sot mbush rreth 9 për qind të buxhetit”, tha ai. 

Zëri i Amerikës në gjuhën serbe i kërkoi Departamentit amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit një koment lidhur me pohimet e presidentit serb, por nuk pati një përgjigje të menjëhershme.

Serbia e cila zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ruan marrëdhënie të ngushta me Moskën dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat