Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar në Instagram se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orbán,ku kanë ka rënë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të gjitha fushat e jetës shoqërore, duke përfshirë edhe sferën ushtarako-mbrojtëse.
“Një bisedë e shkëlqyer me mikun e madh të Serbisë Viktor Orban. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale politike në botë, Evropë dhe veçanërisht në vendet tona. Ramë dakord që të përmirësojmë me shpejtësi marrëdhëniet tona të ndërsjella në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke përfshirë edhe sferën ushtarako-mbrojtëse”, tha Vuçiq
Presidenti serb theksoi se e mbështet Orbanin në përpjekjet e tij për të ruajtur pavarësinë e shtetit hungarez në vendimmarrje dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërtimin e marrëdhënieve më të afërta serbo-hungareze.
“Ne së shpejti po nënshkruajmë gjëra të rëndësishme dhe të mëdha” përfundoi ai