back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniWaitz: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që Maqedonia e Veriut më në...

Waitz: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që Maqedonia e Veriut më në fund t’i fillojë negociatat

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, tha se Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ende ndryshimet kushtetuese në mënyrë që më në fund të fillojë negociatat.

Ai në një deklaratë për “360 shkallë” shtoi se negociatat e vendit ishin të vështira dhe të gjata, por se tani ekziston një shumicë e qartë që flet vetë, pasi raporti u miratua sot në Komitetin e Punëve të Jashtme.

“Mendoj se tregon një vullnet dhe mbështetje të qartë nga Parlamenti Evropian për procesin e pranimit, por është një proces i bazuar në meritë, kështu që reformat janë të nevojshme, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme, të cilat mund të mos jenë të fundit. Të gjitha vendet tona bënë ndryshime kushtetuese në mënyrë që të jenë në gjendje të bashkohen me BE-në, tregun e përbashkët, ligjin e përbashkët evropian.

Raporti u miratua këtë mëngjes me 40 vota “pro”, 19 kundër dhe 10 abstenime./Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat