WhatsApp thotë se disa përdorues mund të jenë kompromentuar nga spyware sipas një raporti të The Guardian. Aplikacioni i komunikimit në pronësi të Meta tha se afro 100 gazetarë dhe aktivistë ishin bërë shënjestër e sulmeve.
Për më tepër platforma thotë se me besim të fortë se spyware Graphite erdhi nga Paragon Solutions, një kompani e themeluar në Izrael dhe së fundi u ble nga një firmë Amerikane investimi.
Ekspertët e hakimit thonë se ishte një sulm zero-click, që do të thotë se objektivi nuk ka nevojë të klikojë një lidhje me malware për tu infektuar. Është një metodë e ngjashme me një tjetër hakim në shkallë të gjerë të WhatsApp ku një spyware quajtur Pegasus infektoi 1,400 pajisje.
Në momentin që një pajisje infektohet nga Pegasus dhe Graphite, operatori i spyware ka akses të plotë mbi të. Kjo përfshin edhe opsionin për të lexuar mesazhe përmes aplikacioneve të enkriptuara si WhatsApp dhe Signal.
WhatsApp thotë se ka vënë në dijeni 100 përdorues të cilët mund të jenë hakuar. /PCWorld Albanian