Microsoft ka planifikuar të lançojë një miniaturë PC për shërbimin e saj Windows 365 cloud vitin e ardhshëm.
Quajtur Windows 365 Link, është një pajisje që kushton 350 dollarë dhe sillet si një klient PC që lidhet me cloud dhe bën stream një version të Windows 11-ës.
Pajisja është e dizajnuar që të jetë kompakte, pa ventilator dhe lehtë për tu përdorur për monitorët dhe pjesët periferike lokale. Është ideuar si një shoqërues ideal i shërbimit Windows 365 ku bizneset mund të transferojnë punonjësit në makina virtuale që ekzistojnë në cloud dhe mund të paraqiten në disa pajisje.
Windows 365 është i sigurtë për nga dizajni duke përdorur të gjithë punën e bërë nga Microsoft me Windows dhe konsolat Xbox në mbrojtjen nga hakerët.
Microsoft nuk ka detajuar specifikat e plota të Windows 365 Link por ka një procesor Intel, 8GB RAM dhe 64GB hapësirë të dhënash.
Ka dy porta USB-A 3.2 dhe një postë USB-C 3.2 në pjesën e pasme së bashku me një portë DisplayPort, HDMI dhe Etherenet. Microsoft ka përfshirë edhe Wi-Fi 6E dhe Bluetooth 5.3. /PCWorld Albanian