back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniXhaferi: Disa prej oficerëve shqiptarë po shqyrtojnë largimin nga Ushtria e Maqedonisë

Xhaferi: Disa prej oficerëve shqiptarë po shqyrtojnë largimin nga Ushtria e Maqedonisë

Talat Xhaferi nga BDI tha se, me emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga presidentja, që sipas tij, u emërua pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të duhur, Xhaferi tha se ka krijuar një valë të re pakënaqësie tek oficerët shqiptarë të cilët po shqyrtojnë largimin nga shërbimi ushtarak.

“Rasti i fundit me emërimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga presidentja, pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të duhur, ka krijuar një valë të re pakënaqësie tek oficerët shqiptarë, nga të cilët disa po shqyrtojnë largimin nga shërbimi ushtarak. 

 BDI dënon ashpër këtë degradim dhe kërkon: 

 1. Ndërprerjen e diskriminimit sistematik dhe rikthimin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet. 

 2. Depolitizimin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke ndaluar emërimet partiake. 3. Garantimin e të drejtave dhe dinjitetit të personelit ushtarak shqiptar, përfshirë mundësi të barabarta për arsimim dhe avancim. 

 Gjendja aktuale është e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e barazisë dhe integrimit euro-atlantik të vendit. 

Nëse kjo situatë vazhdon, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për stabilitetin dhe funksionimin profesional të Ushtrisë si institucion shtetëror”, tha Xhaferi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat