back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Xhaferllari”, Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës/ “Hallet që kanë në SPAK, familjarisht nuk...

“Xhaferllari”, Alibeaj i kundërpërgjigjet Berishës/ “Hallet që kanë në SPAK, familjarisht nuk ua zgjidh dot”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Enkelejd Alibeajt, pas thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Alibeaj shkruan se Sali Berishës nuk i del inati për faktin që në Komisionin parlamentar të Mandateve votoi për heqjen e imunitetit ndaj tij.

“Për inatin nuk e ndihmoj dot, madje as për hakmarrjen primitive që ai përdor rëndom me të gjithë ata që i dalin kundër. Hakmarrje që nuk kursen as familjen e atyre që mendojnë ndryshe nga ai. Kjo nuk është e re në sjelljen politike të Sali Berishës. Vetëm se hallet e tij dhe të familjes së tij me drejtësinë nuk mund të jenë hallet e çdo shqiptari. E si të tilla, nuk mund të jenë as hallet e mia dhe të familjes time”, shkruan Alibeaj.

Ai i ka bërë thirrje Berishës që të mbledhë veten e të merret me hallet e veta.

Sipas Alibeajt çdo shpifje nga goja e tij është po aq pa vlerë sa të gjithë ato që ka thënë këto 30 e kusur vjet për çdo kundërshtar politik.

“Do të votoja në çdo rast sërish për heqjen e imunitetit të tij dhe të gjithë atyre që kanë probleme me drejtësinë. Këtë e kam qendrim parimor të palëkundur, pa patur ndonjë inat me të apo ndokënd tjetër. Hallet që kanë familjarisht me SPAK nuk ja zgjidh dot. Komunizmin vërtet e kemi larguar më shumë se 3 dekada më parë, por mentalitetin komunist e kemi ende prezent në politikë. E për fat të keq, duke mbajtur peng demokratët dhe të djathtën në Shqipëri”, përfundon reagimin Alibeaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat