back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuSportiXhaka pëlqehet nga Galatasaray/ Presidenti i Leverkusen i prerë

Xhaka pëlqehet nga Galatasaray/ Presidenti i Leverkusen i prerë

Interesimi i Galatasaray për Granit Xhakën nuk ka shqetësuar aspak Leverkusen. Për këtë temë ka folur së fundmi, Presidenti i “Aspirinave”, Fernando Carro.  “Ne jemi shumë të lumtur me të. Ne nuk planifikojmë të heqim dorë nga ai”, ka thënë Carro për “Blick”.

Kalimi në Turqi nuk shikohet si një mundësi e mirë as për vetë futbollistin, që po kalon një periudhë të mirë në Gjermani.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xhaka po luan sezonin e tij të dytë te Leverkusen. Në Bundesligë, në këtë edicion, ai ka luajtur 30 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat