back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSporti“Xixa” Marotta-Cardinale, numri një i Interit: Jemi ekipi i vetëm me dy...

“Xixa” Marotta-Cardinale, numri një i Interit: Jemi ekipi i vetëm me dy yje në Milano

Bepe Marotta, Presidenti i Interit, nuk ka qëndruar “duarkryq” pas deklaratave të pronarit tëMilanit, Cardinale, që i cilësonte zikaltërit si një klub që ka falimentuar. Marotta, përmend faktin se Interi është skuadra e vetme me dy yje në Milano.

“Nuk doja të flisja për këtë temë. Por meqë po më pyesni, është e drejtë që të përgjigjem. Këto janë deklarata të pavend dhe të papërshtatshme. Është një mungesë respekti për klubin dhe prestigjin e Interit. Është e vërtetë që në vitet e para kishim probleme financiare, por Okatree ka menjëherë mbështetjen. Prej dy vitesh Okatree është pronar i klubit dhe menaxhimi i Interit është krejt ndryshe. Jemi në përputhje me “Fair Play Financiar” dhe të gjitha rregullat e tjera. Mund të them se jemi skuadra e vetme në Milano që kemi dy yje”, deklaroi Marotta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat