back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetYlli Manjani: Non grata e Berishës nuk është hequr/ "Lajmi i gazetarit...

Ylli Manjani: Non grata e Berishës nuk është hequr/ “Lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ylli Manjani tha se postimi i gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili shkruan se DASH i ka konfirmuar se Sali Berisha mund të shkojë në SHBA, është një tëitter me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje.

Megjithatë Manjani shton se nëse kjo gjë është e vërtetë, është një gjë e mirë për liderin e opozitës, ama që një vizitë e kreut të PD-së në SHBA të ndodh sipas Manjanit, ka disa specifika:

“Twitteri është me qëllim për të ndërhyrë në zgjedhje. Por shumë mirë e ka bërë. Kjo gjë po të kishte ndodhur do ishte gjë e mirë.

Për fat të keq kjo gjë nuk ka ndodhur. Ky DASH që nuk dihet kush është, i ka cituar ligjin e Amerikës, Fidel Kastros.

Që Berisha të përfitojë nga ky ligji duhet ose të jetë kryeministër që të shkojë në OKB. Ose kur është një vizitë shumë e veçantë, e duhet të jetë i nivelit shumë të lartë që të përfitojë nga ky rregull.

Nëse ky është hapi i parë për t’i hequr “non gratën”, patjetër është një gjë e mirë. Unë uroj ti vihet viza dhe mbret u bëftë Sali Berisha, unë nuk kam asnjë problem me këtë”,-tha Manjani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat