back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaZaçaj paralajmëron institucionet/ "Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyrime, jo sugjerime"

Zaçaj paralajmëron institucionet/ “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyrime, jo sugjerime”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të fortë institucional gjatë aktivitetit “Jurisprudenca në Kushtetuese”, duke deklaruar qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë këshilluese apo opsionale, por të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha pushtetet.

Në një fjalim me tone të qarta mbi rëndësinë e respektimit të ligjit themeltar të shtetit, Zaçaj theksoi se çdo përpjekje për të shmangur ose moszbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese përbën kërcënim për qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit.

“Autoriteti i këtyre vendimeve nuk është teorik. Përpjekjet për të vënë në diskutim ekzekutimin e tyre minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë dhe destabilizojnë qeverisjen demokratike”, – tha Zaçaj.

Kushtetueshmëria, themel i integrimit dhe kufi për pushtetet
Duke u ndalur në rolin e demokracisë kushtetuese në një shtet të së drejtës, Zaçaj theksoi se sundimi i shumicës, edhe kur është i ligjshëm, nuk mjafton nëse nuk respektohen të drejtat themelore të individit dhe kufijtë kushtetues të pushtetit.

“Demokracia nuk është vetëm një mekanizëm qeverisës, por një kulturë lirie, përgjegjshmërie dhe llogaridhënie. Vetëm një demokraci kushtetuese, me një pushtet gjyqësor të pavarur, mund të garantojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe të jetë një bazë solide për integrimin evropian”, – u shpreh Zaçaj.

Apel për zbatim të vendimeve dhe respekt institucional
Kryetarja e Gjykatës nënvizoi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm shkelje ligjore, por cënon vetë legjitimitetin e sistemit demokratik dhe të shtetit të së drejtës.

“Kur institucionet, përfshirë ato gjyqësore, veprojnë jashtë kuadrit kushtetues, kjo gërryen besimin e publikut dhe minon rendin kushtetues,” – shtoi ajo.

Në përfundim, Zaçaj theksoi se kushtetueshmëria nuk është formalitet, por një mënyrë të qenuri, duke e cilësuar si pasaportën e vetme drejt Evropës së bashkuar dhe një domosdoshmëri për stabilitetin dhe besueshmërinë e institucioneve shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat