back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZbardhen diskutimet e mbledhjes së deputetëve të PD-së me dyer të mbyllura

Zbardhen diskutimet e mbledhjes së deputetëve të PD-së me dyer të mbyllura

Deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Gjin Gjoni, kanë propozuar radikalizimin e aksionit opozitar, si pasojë e seancës së djeshme parlamentare ku kryeministri Edi Rama shmangu debatin mbi programin qeverisës.

Sipas gazetarit Osman Stafa, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, Këlliçi, Gjoni dhe Saimir Korreshi diskutuan për mundësinë e ndërmarrjes së aksioneve të forta brenda dhe jashtë parlamentit, duke përfshirë ngujimin e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe grevën e urisë.

Belind Këlliçi tha se aksioni politik radikal është i nevojshëm për të ndërgjegjësuar qytetarët për qeverisjen aktuale dhe për të denoncuar pengimin e debatit parlamentar nga ana e Ramës. “Duhet të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë, pa përjashtuar grevën e urisë apo ngujimin e deputetëve,” u shpreh Këlliçi.

Gjin Gjoni shtoi se aksioni duhet të përfshijë edhe protesta të jashtme: “Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvend, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta, të rrethojmë Kuvendin dhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë përpara ambasadave.”

Edhe Saimir Korreshi u shpreh për radikalizimin e aksionit: “Jam për ngujim në Kuvend dhe aksione në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk kthen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.”

Kjo ide e radikalizimit tregon intensifikimin e tensioneve brenda opozitës shqiptare pas seancës rekord 25-minutëshe, ku programi qeverisës i Ramës u kalua pa debat real.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat