Policia e Tiranës zbardh plagosjen e 3 shtatorit në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim me vendim gjykate “arrest në burg” njëri prej autorëve, i konfirmuar me prova.
Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre. 45 vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi 22 vjeçar u plagos në këmbë./Shqiptarja.com