Aktori i famshëm kubano-amerikan, William Levy, u lirua nga një burg në Florida të Jugut të hënën dhe kur doli ai shpjegoi pse u arrestua, pavarësisht se raporti i policisë thotë të kundërtën.
Ai u akuzua për dehje dhe sjellje të çrregullt si dhe shkelje të pronës private.
Levy dërgoi 250 euro garanci për çdo akuzë dhe u lirua nga burgu i qarkut Broward në Fort Lauderdale.
“Ishte një situatë paksa e vështirë sepse piva disa pije me ekipin, siç bëjmë zakonisht”, u tha ai gazetarëve pas largimit.
Pa dhënë shumë detaje, shtoi se ka pasur një “zënkë me dikë tjetër dhe se ai ka ndërhyrë duke tentuar të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe se në fund ka përfunduar në pranga”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 22:10. Të hënën në restorantin Baires Grill në Broward.
Sipas një raporti të policisë, të cituar nga disa media, incidenti ndodhi kur Levy ishte duke ngrënë në një restorant dhe porositi një raund pije për të gjithë.
Pas marrjes së faturës, dyshohet se ka refuzuar të paguajë, duke pretenduar se e kishte paguar tashmë pjesën e tij të faturës.
Levy mohon të ketë sulmuar punonjësin dhe në raportin e sipërpërmendur thuhet se aktori ishte “shumë i dehur” dhe se ka pasur një përleshje fizike me punonjësen e restorantit, të cilën Levy e mohoi në kamera pas daljes nga burgu.
I njëjti u urdhërua vazhdimisht të largohej nga restoranti, sipas dokumentit të cituar nga Telemundo.