10 kandidatë kanë kandiduar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Gjatë ditës janë lakuar dhjetë emra.
Bëhet fjalë për Aurora Polon, drejtoreshën komanduese të RTSH-së, Eni Vasili, Harilla Koçi, Jetmir Shpuza , Floriana Paskali, Enrik Mehmeti, Ermal Hoxha , Klinton Rama, Flamur Buçpapaj dhe Laureta Roshi.
Aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi dhe emri i fituesit pritet të bëhet me dije në ditët në vijim.
Burime për “E Vërteta.al”, bëjnë të ditur se kandidatja më favorite për të drejtuar RTSH-në, është Eni Vasili, madje thuhet se e ka marrë edhe aprovimin politik.
Emri i saj po po përflitet ka dalë nga zyrat kryesore të RTSH-së, për t’u hapur më tej tek punonjësit e këtij insticioni.
Në përputhje me kriteret e përcaktuara në statut, kandidatët duhet të kenë arsimin e lartë, të kenë më shumë se 10 vjet përvojë pune, përfshirë 5 vjet në pozita menaxheriale në media dhe sektorin publik, si dhe të kenë njohuri të thella të sektorit audioviziv dhe standardeve europiane. Afati për dorëzimin e kandidaturave dhe platformave është deri më 20 janar.
Kujtojmë se RTSH është pa drejtor zyrtar, pas largimit të Alfred Pezës.
Kujtojmë se më 5 shtator 2024, Alfred Peza depozitoi në Këshillin drejtues të RTSH letrën e tij të dorëheqjes.