back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 25 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaZelensky pas sulmeve në Kiev: Duhen vendime të reja dhe më shumë...

Zelensky pas sulmeve në Kiev: Duhen vendime të reja dhe më shumë presion ndaj Moskës

Pas sulmeve vdekjeprurëse në Kiev, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “vendime të reja dhe presion të ri ndaj Moskës janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”.

Presidenti ukrainas shton se “këto sulme janë një realitet i përditshëm”.

Ai bëri thirrje për sanksione “më efektive” kundër Rusisë pasi armët e përdorura kundër vendit të tij përdorin pjesë të huaja.

“Çdo boshllëk që i lejon ata të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet”.

Deklarata e Zelenskyt vjen pas një sulmi me dron të forcave ruse në Ukrainë, ku mbetën të vrarë 7 persona, mes të cilëve një fëmijë pesëvjeçar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat