back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaZemërim dhe skandal në Paris/ Carla Bruni dhe incidenti me gazetarin

Zemërim dhe skandal në Paris/ Carla Bruni dhe incidenti me gazetarin

Ish-Zonja e Parë e Francës, Carla Bruni, qëndroi pranë bashkëshortit të saj, Nicolas Sarkozy, pas shpalljes së dënimit me pesë vjet burg për konspiracion kriminal lidhur me marrëveshjet me Libinë.

Pas vendimit, Bruni reagoi ashpër ndaj një gazetari të medias investigative Mediapart, organi që zbuloi fillimisht aferën. E revoltuar, ajo iu afrua gazetarëve dhe i hoqi logon e Mediapart nga mikrofoni, të cilin më pas e hodhi në tokë, duke shprehur hapur zemërimin e saj ndaj medias.

Ky incident është komentuar gjerësisht në Francë, duke nxjerrë në pah tensionin mes ish-Zonjës së Parë dhe mediave investigative, ndërkohë që Sarkozy përballet me një moment kritik ligjor dhe publik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat