back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZërat kritikë në PD/ Pollo: Nuk është momenti i duhur për përçarje

Zërat kritikë në PD/ Pollo: Nuk është momenti i duhur për përçarje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda opozitës, duke e cilësuar lëvizjen e deputetit Ervin Salianji si të pakoordinuar dhe të ndërmarrë në një moment të papërshtatshëm politik.

Në një intervistë për A2 CNN, Pollo u shpreh se nuk është e qartë pse duhej pritur raporti i OSBE-së për zgjedhjet për të nisur një analizë brenda Partisë Demokratike, apo qoftë edhe një dialog paraprak pa e formalizuar atë si proces analize.

“Nuk është ende krejt e qartë pse duhet pritur raporti i OSBE-së për zgjedhjet që të fillonte ajo që ne e quajmë analizë, apo një dialog pa e zyrtarizuar si analizë. Në këtë kuptim, jo vetëm Salianji, por kushdo që ngre shqetësime apo kritika në mënyrë të pakoordinuar, rrezikon të veprojë në një moment të gabuar,” u shpreh Pollo.

Ai theksoi se veprimet e fundit të SPAK përbëjnë një moment kyç për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror mbi situatën politike dhe institucionale në vend, duke shtuar se opozita nuk duhet të shpërqendrohet nga ky zhvillim.

“Veprimet e fundit nga SPAK janë një moment për të ndezur ndërgjegjen e shoqërisë, sepse gjërat jo vetëm që nuk po shkojnë mirë, por po shkojnë aq keq sa nuk mund të rrimë duarkryq,” deklaroi ai.

Megjithatë, Pollo nënvizoi se debati i brendshëm dhe dinamizmi politik janë të domosdoshëm për Partinë Demokratike, edhe pse pranoi se koha e zgjedhur për këto diskutime nuk ishte e duhura.

“Momenti nuk ishte i zgjedhur mirë, por partia ka nevojë për dinamizëm dhe debat më të hapur. Megjithatë, nuk pati hapësirë për diskutim mbi zgjedhjet apo analizën e partisë,” tha Pollo.

Sipas tij, procesi i analizës brenda Partisë Demokratike pritet të nisë nga muaji janar dhe të vijojë në mbledhjet e ardhshme të strukturave drejtuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat