back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaZgjedhja e drejtuesit të SPAK-ut/ Si justifikohet KLP te Komisioni i Ligjeve

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK-ut/ Si justifikohet KLP te Komisioni i Ligjeve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), me drejtuese Mirela Bogdani, po raporton sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për punën e vitit 2024, duke sqaruar edhe rolin e Këshillit në procesin e emërimit të drejtuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të SPAK.

E pyetur nga deputetët për përzgjedhjen e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Bogdani theksoi se roli i KLP është aktualisht formal, duke pritur propozimin e ardhur nga SPAK dhe komisioni i posaçëm për këtë qëllim.

“Ne jemi duke pritur nga Prokuroria e Posaçme që të sjellë propozimin për ta caktuar sipas ligjit. Ndoshta mund të jetë momenti që Këshilli të ketë një rol më aktiv të procedurës së ndjekur, por roli i Këshillit është vetëm formal. Ne e kemi diskutuar gjatë këtë dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të dalim nga parashikimet e legjislacionit. Ne do të presim emrin nga SPAK dhe komisioni,” – tha Bogdani.

Ajo komentoi edhe procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK, duke sqaruar se KLP ka miratuar kushtet dhe kriteret formale për prokurorët që kanë aplikuar. “Këshilli më pas do të vijojë me verifikimin e platformës, dosjeve që kanë sjellë, analizë dhe konkluzion përfundimtar në seancën dëgjimore, intervistën dhe votimin. Ka sugjerime, nuk ka presione,” shtoi ajo.

Deklaratat e Bogdanit vijnë në një moment kur interesimi për drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë është i lartë, ndërsa procesi i emërimeve pritet të përcaktojë drejtimin e funksionimit të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për vitet në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat