back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniZgjedhje në Maqedoninë e Veriut/ Kasami u përgjigjet kundërshtarëve

Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut/ Kasami u përgjigjet kundërshtarëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe fazës së re të fushatës në Maqedoninë e Veriut.

Kasami theksoi se prioriteti i tij është zhvillimi afatgjatë i qytetit, me projekte konkrete që përfshijnë ndërtimin e objekteve arsimore, qendrave sportive e kulturore, si dhe transformimin e Tetovës në një qytet modern dhe evropian.

Duke iu përgjigjur kritikave të kundërshtarëve politikë, ai u shpreh se gjendja aktuale është rezultat i qeverisjes së tyre shumëvjeçare: “Ata kanë qenë në pushtet për 11 vite, dhe gjendja aktuale është pasojë e atyre 20 viteve të qeverisjes së tyre”.

Sa i përket zhvillimeve brenda koalicionit shqiptar VLEN, Kasami mohoi se ekziston ndonjë përçarje serioze, duke e cilësuar situatën të qëndrueshme. “Situata është shumë e mirë, përkundër dëshirës së Ali Ahmetit për të krijuar përçarje, por ajo përçarje është reflektuar te vetë ai”, tha kryetari i Tetovës, në një lidhje live për Euronews Albania./ E.S

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat