back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet 2025/ “Diaspora”, 16.079 persona aplikojnë në 5 ditë

Zgjedhjet 2025/ “Diaspora”, 16.079 persona aplikojnë në 5 ditë

Sot është dita e pestë që nga nisja e regjistrimit të votuesve të diasporës për zgjedhjet e 11 majit.

Në të dhënat e fundit e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shihet se deri tani kanë aplikuar për t’u regjistruar 16.079 persona, ndërkohë që janë aprovuar vetëm 2.418 prej tyre.

Vijon që shumica e aplikimeve të kryhen nga meshkujt, me 68.3 përqind, ndërsa 31.7 përqind prej tyre janë kryer nga femrat.

Vota Diaspore

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Nëse jetoni jashtë Shqipërisë, për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit duhet të aplikoni në këtë LINK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat