back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet 2025/ Presidenti Bajram Begaj bën lëvizjen e parë

Zgjedhjet 2025/ Presidenti Bajram Begaj bën lëvizjen e parë

Me afrimin  e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet tërësisht në mbikëqyrjen  e zgjedhjeve, me qëllim arritjen e plotë të standardeve që kërkon ligji.

Në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.

“Ishte kënaqësi që ndamë së bashku të gjitha pikëpamjet tona mbi procesin. E vlerësoj shumë  kontributin tuaj dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile në proceset e shkuara elektorale”, – theksoi Presidenti Begaj gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Si President i Republikës dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por edhe juaja si shoqëri civile. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje!” – u shpreh Kreu i Shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat