back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet 2025/ Sa integritet kanë partitë politike?

Zgjedhjet 2025/ Sa integritet kanë partitë politike?

Kushtetuta e RSH-së (1998) përcakton se organizimi i partive politike duhet të përputhet me parimet demokratike. Partitë, të vetme ose në koalicion, janë subjektet dominuese elektorale në Shqipëri. Qytetarët duhet të zgjedhin, por zgjedhja kushtëzohet nga oferta e partive dhe aftësia e tyre për të ofruar alternativa zhvillimi, mobilizim qytetar dhe optimizëm e besim te sistemi përfaqësues.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron standardet e integritetit te partitë politike, procesi zgjedhor dhe demokracia përfaqësuese në Shqipëri.

Elementë kritikë lidhur me integritetin e partive politike:

  1. Partitë nuk kanë krijuar sistem transparent vendimmarrjeje;
  2. Partitë refuzojnë mendimin kritik, fraksionet apo rivalitetin;
  3. Partitë nuk kanë zhvilluar / projektuar primare për kandidatët;
  4. Partitë nuk kanë verifikuar rekordet e strukturave drejtuese;
  5. Partitë pranojnë evitimin e kandidatëve me rekorde kriminale;
  6. Partitë nuk kanë bërë publike burimet e sakta të financimit;
  7. Partitë riciklojnë brenda tyre zyrtarët e akuzuar për korrupsion;
  8. Partitë nuk kanë programe të shkruara, as kontrata sociale;
  9. Sistemi ynë partiak nuk e njeh konceptin e llogaridhënies.

Elementë pozitivë lidhur me integritetin e partive politike:

  1. Partitë politike veprojnë brenda kuadrit kushtetues e ligjor;
  2. Partitë pranojnë de facto devijimet nga organizimi demokratik;
  3. Spektrit politik i janë shtuar parti dhe lëvizje të reja politike;
  4. Partitë pranojnë në ligjërim defektet e sistemit përfaqësues;
  5. Partitë pranojnë se kanë nevojë për prurje të reja, imazh të ri;
  6. Partitë janë të interesuara për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje;
  7. Partitë po nxisin pjesëmarrjen e madhe të diasporës në votime;
  8. Partitë pranojnë nevojën e hetimeve aktive kundër korrupsionit;
  9. Partitë kanë nxitur pjesëmarrjen në debate televizive.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat