Kryesia e Partisë Socialiste ka dalë me disa vendime ditën e sotme.
Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Gonxhen.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka marrë detyrën e numrit dy për drejtimin politik të PS në Vlorë, si mbështetës i Bledi Çuçit.
Mbledhja e PS
Në mbledhjen e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e bashkive që drejtohen nga PS në të gjithë vendin pjesëmarrja ka qenë online dhe është diskutuar për forcimin e punës dhe angazhimin e strukturave partiake në funksion të votës së Diasporës dhe bindjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar PS-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndërkohë që janë marrë dhe vendimet për plotësimin e vendit vakant të drejtuesit politik në Dibër, ku është vendosur zyrtarisht që sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi do të jetë dhe drejtuesi politik.
Blendi Gonxhe ka nisur punën si drejtues politik në qarkun e Tiranës por me fokus zonën e Kombinatit.
Po kështu ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar si i angazhuar në qarkun e Vlorës, përveç z. Bledi Çuçi. Vengu do jetë mbështetës për të organizuar strukturat për zgjedhjet e 11 majit.