Në mëngjesin e sotëm, në Ambasadën e Francës u zhvillua një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
Gjatë këtij takimi, ishin të pranishëm ambasadorët e disa shteteve dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Bashkimit Evropian, Holandës, Austrisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Zvicrës, si dhe kreun e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Lamberto Zanier.
Ky takim vjen si një angazhim i fortë ndërkombëtar për mbështetje të proceseve zgjedhore dhe drejtësisë në Shqipëri.