Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të bëjnë gjithçka për votën e diasporës, duke përmendur dhe një hap që është marrë që në vitin 2013.
“Së pari, rrugën për në Kushtetutë e ka hapur Gjykata Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është normë kushtetuese.
Së dyti, ne e kemi me shumë zemër sanksionimin dhe ushtrimin e votës, absolutisht janë më shumë shqiptarë jashtë se brenda, të shqiptarëve jashtë.
Pra, e kemi me shumë seriozitet, me shumë interes.
Çfarëdo që duhet për të garantuar këtë votë, ne jemi të gatshëm.
Edi Rama nuk pranoi reformën zgjedhore, gabuan ata që thanë se bëmë reformë, jo, asnjë lidhje me reformën.
Kishte lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një ligj që ne e kemi dërguar që në vitin 2013 për votimin e shqiptarëve jashtë vendit’, është shprehur Berisha.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Së pari dua të theksoj se PD, si parti e shtetit ligjor vlerëson punën, përkushtimin, mundin, djersën e çdo punonjësi që i qëndron besnik ligjit dhe punon në përputhje me ligjin. Në mënyrë absolute i presin ndëshkime shumë të rënda, të gjithë ata punonjës administrate që bëjnë terroristin elektoral. Që shkelin ligjin e shtetit, për hir të narkoshtetit. Ne po bëjmë dhe do ti regjistrojmë një e nga një dhe secili do të jetë përgjegjës për krimin që ka bërë.
Ligji ndalon në mënyrë kategorike angazhimin e punonjësve të administratës në procesin elektoral. Zëri i Amerikës në studimin e tij ka gjetur se mbi 20% e shqiptarëve kanë përjetuar terror dhe frikësim nga punonjës të administratës për votën e tyre. Ky do të jetë një motiv jashtëzakonisht i fuqishëm për të shpartalluar shtetin elektoral dhe për të rivendosur shtetin ligjor.
Është akt i shëmtuar. Ne po punojmë me baza vullnetarizmi me qytetarët, me listat e votimit, me aktivistët tanë, për të identifikuar, për të lehtësuar, mundësuar votimin e një numri sa më të madh të shqiptarëve jashtë vendit. Por veprimtaria e administratës është kriminale, e dënueshme, është armiqësore për një proces zgjedhor dhe do të ndëshkohet si e tillë.
Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të regjistrojnë, natyrisht duke faktuar se nuk bëjnë gjah shtrigash, por duke faktuar ndërhyrjen e çdo punonjësi të administratës.
Sigurisht qeveria teknike është kërkesë themelore, por përveç saj, lirimi i të burgosurve politikë është një kërkesë tjetër. Kërkesat tashmë janë botërore, janë në rezolutat e mbarë botës, ndaj dhe ne do të luftojmë për zbatimin e këtyre kërkesave. Sigurisht çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se Edi Rama qeveri teknike nuk krijon, nëse nuk i imponohet.
Sikundër deklarova mbrëmë dhe deklaroj dhe sot para jush, se kërkesa për qeveri teknike, e cila mendoj unë, si akt mund të sanksionohet në kushtetutë në mënyrë që 4 apo 3 muaj para zgjedhjeve, sot e tutje të ketë një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve për ti dhënë fund këtij debati.
Këtë e ka Greqia që kur ka përmbysur juntën e kolonelëve dhe ka parë veç të mirë prej saj. Këtë e vendosi Maqedonia në këtë nivel dhe ka parë vetëm të mirë prej kësaj. Ne nuk po e kërkojmë vetëm për veten tonë dhe vetëm për këtë radhë, ndonëse ne e kemi faktuar se bëjmë zgjedhje të lira, kemi faktuar rotacionin, por kjo le të bëhet një normë kushtetuese për Shqipërinë.