back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në...

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Fletët e votimit do të dërgohen në Diasporë deri më 17 prill

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë më gazetarët zbuloi më shumë detaje rreth votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi, tha se fletët po printohen nga një kompani sllovene dhe se brenda datës 8 prill pritet të vijnë në Shqipëri.

Përgatitja e zarfeve me fletën e votimit do të bëhet brenda datave 8-10 prill, ndërsa zgjedhësve jashtë parashikohet që t’u dërgohet brenda datës 17 Prill. 

“Ka filluar procesi i printimit të fletëve të votimit për votimin jashtë vendit dhe besojmë që midis datave 7-8 Prill do të kemi këtu fletët e votimit. Midis 8-9-10 fillojmë përgatitjen e zarfave dhe dokumentacionin që do t’u dërgohet votuesve, duke shpresuar që ky process të realizohet brenda datës 15-17 Prill.

Kohë e mjaftueshme sipas parashikimeve kontraktuale që do të kemi me operatorin e shërbimit postar për të dërguar zarfat, për t’i dhënë kohë rreth 3-4 ditë për të plotësuar fletën e votimit dhe koha për t’u kthyer në KQZ deri në 19:00 të datës 11 Maj.

Jemi duke përfunduar një tutorial për gjithë sa duhet të bëjë votuesi nga jashtë dhe me brenda 2-3 ditëve do të bëhet publike nëpërmjet mediave por edhe rrjeteve sociale.

Po ndërtojmë një system të ndihmës dhe këshillimit për votuesit nga jashtë nëse kanë nevojë për sqarime për procedurat e votimit. Në setin e dokumentacionit, që do t’u dërgojmë do të jetrë edhe një udhëzues që sqaron qartësisht se çfarë duhet të bëjë votuesi nga jashtë”, u shpreh Celibashi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat