Partia e Lirisë është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka publikuar kërkesën e PL e cila mban emrin dhe firmën e Presidentit të kësaj force politike Ilir Meta i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024.

“Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Blushi. “Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus””, thekson ai.
Postimi i Tedi Blushit
Partia e Lirisë, me kërkesën e Presidentit, Z. Ilir Meta regjistrohet zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit!
Na priftë e mbara në këtë sfidë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë!
Votat për Ilir Metën, Partinë e Lirisë dhe programin tonë të shkëlqyer “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus”, që i jep fund shpopullimit dhe varfërisë dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, do të jetë masive për të realizuar ndryshimin historik, fitoren e padiskutueshme të opozites dhe largimin e Narkoqeverisjes së Ramës, që po plaçkit, rrënon dhe po e mpak çdo ditë vendin. FITORE!