back to top
21.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e 11 majit/ Posta nis dërgimin e fletëve të votimit për...

Zgjedhjet e 11 majit/ Posta nis dërgimin e fletëve të votimit për emigrantët

Sot ka nisur dërgimi i zarfeve me dokumentacionin zgjedhor për votuesit e regjistruar në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit.

Materialet e para që u dërguan ishin ato të qarqeve Dibër dhe Berat. Deri më tani janë përgatitur paketimet për 26 mijë votues.

Për këtë proces janë angazhuar 120 persona, që punojnë me tre turne në qendrën për votimin nga jashtë. Fleta e votimit e qarkut nga ku vjen qytetari, pasi është vulosur dhe futur në një zarf të anonimizuar A, futet pastaj në një zarf më të madh B, i cili mban të dhënat e koduara të çdo zgjedhësi.

Më pas kompania postare e merr zarfin B, e fut në zarfin e verdhë të postës, bashkë me një udhëzues, një listë me kontakte të kompanisë nëpër botë, si dhe një zarf tjetër postar për kthimin e votës.

Kompania postare bën mbylljen e zarfit me kodet e adresës, dhe pastaj i merr në dorëzim ato për t’i shpërndarë në 85 shtete të botës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat