back to top
29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e 11 majit/ Rrëzohet kërkesa e PD që të votojnë edhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Rrëzohet kërkesa e PD që të votojnë edhe emigrantët pa ID biometrike shqiptare

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë shqiptarë që nuk kanë një mjet identifikimi apo pasaportë biometrike shqiptare.

PD propozoi  që emigrantët shqiptarë të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025 edhe me dokumente identifikimi të lëshuara nga vendet ku jetojnë, si pasaporta ose letërnjoftimi të huaja.

Kjo gjë u kërkua me forcë edhe nga Sali Berisha, madje duke e vënë si kusht themelor që të votohen ndryshimet në Kodin zgjedhor në parlament.

Por diçka e tillë u hodh sot poshtë nga Komisioni Rregullator në KQZ me 3 vota kundër dhe 2 pro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat