back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetZgjedhjet e 11 majit/ VanHorn takon Celibashin

Zgjedhjet e 11 majit/ VanHorn takon Celibashin

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku në fokus kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se takimi vjen pas një vizite të suksesshme të Komisionerit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ekipit të tij në SHBA si pjesë e Programit të Vizitorëve Ndërkombëtarë dhe Lidershipit të Departamentit të Shtetit.

“Vizita u dha zyrtarëve të KQZ-së mundësinë për të mësuar mbi praktikat elektorale të SHBA-së dhe për të forcuar lidhjet profesionale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Duke dhënë detaje nga takimi VanHorn Celibashi, ambasada e SHBA sqaron se “Komisioneri Celibashi informoi për përgatitjet e KQZ-së përpara zgjedhjeve parlamentare të majit”. “Dhe zonja VanHorn shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-së për përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e lejimit të institucioneve si KQZ-ja të funksionojnë pa ndërhyrje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë nga ambasada amerikane në rrjetin social X.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat